5 modele orash, që do t’ju sjellin një pamje shik si kurrë më parë 0 1029

Aksesorët janë ato që bëjnë diferencën, e jo më kot marrin të gjithë vëmendjen e nevojshme në sfilatat më të rendësishme sezon pas sezoni. Mund të vishemi thjeshtë dhe prapë të dukemi plot stil, vetëm se kemi zgjedhur një varëse interesante. Ndoshta nuk e besoni, por jo të gjithë fokusohen tek bizhuteritë…

Ka nga ata që i zhvlerësojnë totalisht, duke u fokusuar kështu vetëm tek rrobat. Ka të tjerë që duket sikur koleksionojnë vetëm aksesorë, e duhet ta pranojmë që këta të fundit bien gjithmonë në sy. Një nga aksesorët e preferuar është edhe ora, megjithatë kjo e fundit shpesh përfshihet tek më të vështirat kur vjen puna tek zgjedhjet.

Finesa, eleganca ose dhe natyra sportive shpërfaqet më mirë në bazë të orës së duhur. Ky sezon ju fton drejt një stili më shik, ku feminiteti dhe luksi do të bashkohen në këtë aksesor të vetëm, për t’ju dhënë shkëlqimin e merituar. Më poshtë do të gjeni pesë modele, që do t’ju bëjnë të dashuroheni me shikimin e parë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *