KreuFashion

E përditshme larg monotonisë? Këto modele të thjeshta fustanesh do të ndryshojnë stilin tuaj!

Pranvera po na mbështjell çdo ditë e më shumë me atmosferën e saj të ngrohtë, e femrat në veçanti nisin një detyrë të posaçme: ndërrimin e garderobës. Sado e parëndësishme mund të tingëllojë për disa, për shumicën kjo është zyrtarisht nisja e një sezoni të ri. Fillojmë gjallërohemi dhe dëshirojmë më të mirën për pamjen në veçanti.

Jemi njohur me tendencat e reja dhe i kemi kushtuar vëmendje jo vetëm veshjeve, por edhe aksesorëve. Nga ana tjetër, gjithmonë jemi në kërkim të komfortit të ndërthurur me stilin, në mënyrë që paraqitja të jetë në nivelin e duhur. Një zgjidhje perfekte janë fustanet, modelet e të cilave nuk është e thënë të jenë gjithmonë të ngarkuara.

Një prerje e thjeshtë, një ngjyrëshe ose me printime minimaliste, stilet për këtë sezon vijnë si pjesë e alternativës tuaj mbi zgjedhjet e përditshme. Larg monotonisë dhe plot gjallëri, ja disa nga sugjerimet më të mira për pranverën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF