KreuCelebrity

Harrojini djemtë, shikoni sa është rritur vogëlushja e Valbona Selimllarit!

Ajo është përpjekur të tregohet gjithnjë e rezervuar lidhur me jetën e saj private. Fokusohemi shpesh tek bukuria që ka sfiduar vitet, ashtu sikurse është edhe më tepër në qendër të vëmendjes, sa herë merr pjesë si anëtare jurie në ndonjë spektakël televiziv. Pak kohë më parë, të gjithë u surprizuam kur Valbona u shfaq me dy djemtë e saj gjatë një eventi në kryeqytet, e më tepër se sa prania e tyre, të gjithë u habitën se sa ishin rritur miqtë e ngushtë të Selimllarit!

Sot, duke qenë se ishte një e diel premtuese për një nisje të mbarë pranvere, Valbona ka postuar në rrjetet sociale foton e vogëlushes së saj, si rrallëherë më parë. Natyrisht, nuk mund të na dhuronte kënaqësinë deri në fund, duke bërë kështu që vajza të pozojë e kthyer me shpinë nga kamera. Me duart në formë zemre, për ta projektuar si hije në mur, ky mesa duket ka qenë imazhi perfekt i së dielës për Valbonën.

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari)

E ndonëse jo plotësisht e zbuluar, ashtu sikurse vëllezërit, edhe vogëlushja na surprizoi duke treguar se sa shpejt kalojnë vitet. Me siguri, e rrethuar nga kaq shumë dashuri, Selimllari e quan veten me fat!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF