KreuCelebrity

Mbrëmja Oscar në ekranin shqiptar, ja si do të përcillet atmosfera e natës së madhe…

Vetëm pak minuta na ndajnë nga fillimi i një mbrëmje të gjatë, por të mbushur plot emocione. Kinemaja do të jetë në fokus si kurrë më parë për këtë vit, ndërsa siç e do zakoni, studiot televizive mobilizohen për t’u kujdesur lidhur me komentet e nevojshme, për filmat dhe veshjet e yjeve.

Edhe pse më parë në Klan, prej disa kohësh ekskluzivitetin e transmetimit të kësaj ceremonie e ka marrë Top Channel, ndërsa për orëm 23:00 është premtuar një diskutim ndryshe lidhur me ndarjen e çmimeve Oscar. Pjesën e modës do ta mbulojë Lori Hoxha, Odeta Banushi dhe Niko komani, ashtu sikurse emra si Genc Përmeti, Ermir Jonka, Jonida Beqo etj., do të diskutojnë lidhur me pjesën kinematografike të çmimeve të nominuara.

Një studio e veçantë është përgatitur enkas për këtë panel, ku nuk mungon prania e statujës Oscar si pjesë e dekorit. Të tjerat, pritet t’i zbulojmë në pak minuta…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF