Rosela flet për herë të parë mbi arsyen e ‘sherrit’: “Ja pse e përmenda emrin e Encës…” 0 1053

Edhe ose ndoshta askush nuk e priste, krejt papritur u ndez një tjetër ‘armiqësi’ mes personazheve të njohur. Ishte Rosela Gjylbegu ajo që deklaroi në një intervistë se këngëtarja me të cilën nuk do të bashkëpunonte kurrë ishte Enca. Kjo e fundit nuk priti më gjatë për ta ofenduar kolegen në rrjetet sociale, duke e quajtur ‘gjyshe’, ashtu sikurse cilësoi se askush nuk do të donte të bënte këngë me Roselën.

Debati duket se vazhdon ende, pasi asgjë nuk është zgjidhur mes dy vajzave. E ndoshta, pyetja që kanë bërë shumica ka qenë kjo: pse Gjylbegu zgjodhi emrin e Encës gjatë intervistës? Përgjigjen këngëtarja e ka dhënë në emision ‘Siluetë’ të Gerta Gixharit, për t’i dhënë një sqarim disi ndryshe situatës. “Ta përmendim, nuk ka asgjë të keqe. Nuk kam asgjë me të. Nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim”, ka thënë Rosela, duke mos e lënë me kaq.

“Pse e përmenda? Thjesht ndodhi! M’u desh të thoja një emër dhe e thashë. Kaq”, ka përfunduar Gjylbegu, duke deklaruar kështu se e gjithë vëmendja e marrë i duket e panevojshme. Epo, duket se Rosela nuk do të dëgjojë më për këtë çështje…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *