KreuCelebrity

7.6 milion ndjekës në instagram, por Lil Wayne ndjek vetëm një dhe ajo është shqiptare

Lil Wayne është një nga reperët më të njohur amerikanë emri i të cilit mbajnë shumë hite të famshme. Ai është një nga rreperët më të preferuar të publikut dhe një nga më të ndjekurit në rrjetet sociale.

Por edhe pse ai ndiqet nga më shumë se 7.6 milionë persona, ai vet ndjek vetëm një dhe ajo është shqiptare. Bëhet fjalë për shqiptaro-italianen Molly Qerim, mirëpo ajo nuk e ndjek reperin.

34-vjeçarja është një gazetare sportive dhe moderatore në emisionin First Take të ESPN. Ajo ka qenë prezantuse e emisioneve të mëngjesit NFL AM dhe NFL Fantasy Live. Po ashtu në të kaluarën ka punuar si reportere për NFL Network.

Në vitin 2011 bukuroshen shqiptare, therichest.com e kishte renditur në vend të shtatë në listën e “10 gazetareve më të bukura sportive”. Ndërkohë një vit më vonë Bleacher Report e kishte përfshirë në listën e “20 gazetareve më të bukura sportive të vitit”, ku Molli ishte në vendin e 14- të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF