KreuCelebrity

Emma Watson tatuazh kundër ngacmimeve seksuale, por fansat e “kryqëzojnë”

Ndarja e çmimeve”Oscar”, nj rëndësi e madhe i tregohet edhe pamjes së yjeve të Hollwood. E në eventin e organizuar pas ceremonisë së çmimeve Oscars, e pranishme ishte edhe aktorja Emma Watson, e cila e kishte plotësuar pamjen e saj edhe me një tatuazh.

Ajo kishte shkruar në krahun e saj shprehjen kundër abuzimeve seksuale në Hollywood,  “Koha mbaroi”, në anglisht, por diçka nuk ka qenë siç duhet. fansat e kanë kaluar në lupë pamjes e saj dhe syrit të tyre nuk i ka shpëtuar mungesa e apostrofit në shprehjen, shkurtimi i të cilës shkruhet “Time’s up”.

Ata janë treguar të ashpër, ndërsa e kanë gjykuar aktoren se nuk njeh mirë rregullat e drejtshkrimit. Nuk e dimë nëse tatuazhi i Emmës është i përhershëm apo nëse është i përkohshëm, vetëm për ceremoninë e Oscar, por do të ishte mirë të mos ishte i përhershëm. Ndërsa muajin e kaluar, Emma dhuroi 1 milion paund për viktimat e ngacmimeve seksuale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF