KreuBusull

Konkursi për 8 Marsin nga BORDO, ja si mund të bëheni fituesi i syzeve nga Italoptik!

Me ardhjen e pranverës, numri i ri i BORDO nuk është i vetmi që do të vinte si dhuratë për ju. Festa e 8 marsit është vetëm pak ditë larg, kështu që bordo.al, në bashkëpunim me Italoptik kanë menduar t’ju bëjnë pjesë të një konkursi mjaft të veçantë. Ju mund të gëzoni nënën, motrën ose bashkëshorten tuaj me modelin e preferuar të syzeve të diellit, e për këtë mjafton vetëm një…foto!

Duke dërguar fotografinë tuaj me një aksesor të tillë në adresën e revista BORDO në Facebook dhe Instagram, por edhe në [email protected], ju do të keni mundësinë të jeni pjesë e sondazhit që do të hapet më 7 mars dhe do të përfundojë pas 24 orësh. Siç e thamë dhe më lart, fituesi do të shpallet në bordo.al në bazë të votimeve, e natyrisht do të marrë si dhuratë një palë syze nga Italoptik.

BORDO është siguruar që ky sezon të vijë plot surpriza, sepse 2018-ta premton të jetë ndryshe. Mos hezitoni të bëheni pjesë e këtij konkursi!!!

(Frymëzohu nga fotot e editorialit të fundit të BORDO dhe bëhu ti fituesi!)

 

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF