KreuCelebrity

“Me ty deri në frymëmarrjen e fundit”, Miriami emocionon me fjalët kushtuar Albanit!

Këngëtari Alban Skënderaj ka mbajtur për tre ditë me radhë koncertin e tij recital në Pallatin e Kongreseve, ku zëri dhe këngët e tij romatike, bënë që e gjithë salla të ishte e mbushur plotë, ndërsa i gjithë publiku ka në kënduar një zëri së bashku me të. Një sukses i padiskutueshëm që ka bërë krenarë e ka lumturuar jo vetëm Albanin, por po aq shumë edhe bashkëshorten e tij, Miriamin.

E emocionuar, Miriami i ka dedikuar atij fjalët më të bukura që një burrë mund të dëgjojë nga gruaja e tij, ndërsa i premton edhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar në çdo hap.

“Të them që jam krenare për ty është pak. Të them që të dua shumë është akoma dhe më pak. Si çdo herë, edhe kësaj radhe ti vendose një standard të ri në muzikë. Muzika dhe shpiri yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçoj çdo hap të rrugës tënde. Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt që të ka në jetë. Mua do më kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri në frymëmarrjen e fundit”, shkruan Miriami.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF