KreuCelebrity

Moderatorja shqiptare komplimenton Lorin: “Po e shijoj thjeshtësinë tënde!”

Orët e para të mëngjesit e gjetën Lori Hoxhën në studion që Top Channel kishtë përgatitur enkas për komentimin e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar. Trashëgimtarja e Top Media iu bashkua panelit të komentuesve të paraqitjes së yjeve, ku dhe dha mendimin e saj lidhur me veshjet e artistëve që parakaluan në tapetin e kuq. E mesa duket, një prej prezantueseve shqiptare në veçanti i ka rënë në sy prezenca e Lorit dhe këtë nuk e ka lënë pa një koment.

Ka qenë Jonida Vokshi ajo që ka postuar një foto të Hoxhës në Instagramin e saj, ku dhe ka shkruar: “Po e shijoj thjeshtësinë tënde! Shkëlqen për Oscar”. Lori u komentua për veshjen e saj në veçanti, dhe siç imagjinohej mbrëmja e djeshme e gjeti të kuruar deri në detaje. Fundi i bardhë i dekoruar me pupla dhe bluza e punuar me fije ari ishin kombinuar me këpucë me taka të bardha dhe bizhuteri mbuluar nga gurë të vegjël të shkëlqyeshëm.

Me pak fjalë, Jonida nuk ka patur faj që i është tërhequr vëmendja nga Lori natën e shkuar. Jo më kot cilësohet si një ndër vajzat më me stil në Shqipëri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF