KreuCelebrity

Niku sot feston 35-vjetorin, ja cila nga koleget nuk humbi kohë për ta uruar!

Ai është një ndër emrat më të dashur për publikun, ashtu sikurse i preferuari i shumë vajzave shqiptare. I angazhuar me projekte në Gjermani dhe Turqi, Nik Xhelilaj tërheq vëmendjen me çdo të re që ai sjell. Sot, aktori feston 35-vjetorin, ndërsa një ndër mikeshat e tij më të mira e ka uruar në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BfOKUOXgz-S/

Olta Gixhari ka postuar një foto krah Nikut, e kjo nuk është hera e parë që shohim këtë lloj imazhi mes kolegësh. “Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Gixhari, duke e shoqëruar shkrimin edhe me numrin ‘5’ nga pas, data e lindjes së Xhelilaj. Të dy janë ndër miqtë më të ngushtë në radhën e aktorëve, e në fakt nuk kishte si të mungonte urimi i Oltës.

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Sa për Nikun, jemi gjithmonë sy e vesh për të dëgjuar për projektet në vijim, pasi jo rrallë herë surprizon me lajme të reja. Urime, Nikut!

https://www.instagram.com/p/BfWCURZAEnu/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF