Urimi plot emocion i Ermalit i dedikohet (vetëm) Amit në ditën e saj të lindjes…! 0 363

Janë një ndër çiftet më jetëgjatë në radhën e personazheve shqiptarë. Ndonëse tejet të përkushtuar ndaj Joelit, në pak javë pritet ardhja në jetë e më të voglës së familjes dhe nuk mund të themi se kemi parë pak gjatë gjithë kësaj kohe. Fotot e Amit me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar, ashtu sikurse postimet e fundit të çiftit në rrjetet sociale lidhen më tepër me atmosferën familjare.

Ju kujtohet video e fundit, ku Ermali argëtohej me të birin? Përtej humorit që e karakterizon, shpesh Mamaqi ka shfaqur dhe anën e tij romantike. Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot, për t’u uruar ditën e lindjes bashkëshortes së tij. Pasi ka postuar një foto të Amit në profilin personal, aktori ka shkruar: “Burimi i bekimeve të mia, gëzuar…” Dedikim origjinal ky nga ana e Ermalit, e me siguri ky është vetëm fillimi i një dite të gjatë, të mbushur plot me dhurata e surpriza.

Ami ende nuk ka postuar ndonjë detaj të mëtejshëm nga ditëlindja, por duket se urimi i Ermalit mjafton për momentin. Tashmë, mbetet për t’u festuar vetëm ardhja në jetë e vogëlushes…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *