Bebe Rexha për t’u marrë shembull, bën bashkë Ritën dhe Duan me thirrje patriotike! 0 764

Të dyja u përfolën shumë për marrëdhënien e ftohtë mes tyre. Edhe pse pa ndonjë deklaratë zyrtare dhe mundime për ta zbukuruar disi situatën, duket se raporti mes Rita Orës dhe Dua Lipës nuk është më ideali i mundshëm. Megjithatë, ka qenë një tjetër shqiptare ajo që i ka bashkuar vajzat në mënyrën e saj.

💃🏼❤️🔫⭐️💁🏼‍♀️🇬🇧😘🥂

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Bebe Rexha ka postuar listën e kryesuesve në iTunes në Britani, ku ka treguar me krenari se renditet e trembëdhjeta. Por, Bebe nuk e ka lënë me kaq. “Tre shqiptare në top 20-tëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë pujuar fort që të na siguronin një jetë sa më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në 80-tën dhe ka bërë shumëçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë”, ka shkruar Bebe, duke prekur shumë nga fansat.

Këtij mesazhi emocionues nuk i është përgjigjur ende publikisht Rita apo Dua, megjithatë Bebe tregoi dhe njëherë krenarinë dhe dashurinë për origjinën, duke ftuar koleget t’i bashkohen të nejtit rreth. Bravo, Bebe!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *