Besojeni ose jo, këto janë format e ndërhyrjeve estetike më të kërkuara në muajt e fundit! 0 219

Ndërhyrjet estetike po bëhen gjithmonë e më të shumta me kalimin e kohës. Personazhet e njohur vihen pothuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes lidhur me natyralitetin e fizikut, e duhet theksuar se me zhvillimin e shkencës, është disi e vështirë të dallosh një kirurgji të punuar me kujdes. Mjafton të keni dëshirën dhe paratë për të shpenzuar dhe gjithçka që nuk ju pëlqen në fizikun tuaj mund të përmirësohet pa problem.

Me anët e mira e negative që mbartin, ndërhyrjet estetike janë shndërruar në një fenomen të pashmangshëm. Disa korrigjojnë defekte të vogla, të tjerë kërkojnë përsosmërinë…Variantet e kirurgjisë plastike janë aq të shumta, saqë duket se ka një pafundësi zgjedhjesh.

Por, cilat janë ndërhyrjet më të kërkuara të muajve të fundit?

1. Ngritja e gjoksit
2. Rikonstruktim i buzëve
3. Rikonstruktim i hundës
4. Tërheqja dhe ngritja e syve
5. Tërheqja e fytyrës

Studimet e fundit kanë treguar se ndër pesë më kryesoret, në 2013 pësoi rënie të madhe interesi tërheqja e fytyrës. Për vetëm pas tre vitesh, ndikimi i filtrave të Instagramit bëri që njerëzit t’i riktheheshin këtij opsioni. Lista pritet të ndryshojë përsëri me zhvillimin e mëtejshëm të shkencës, e cila surprizon vit pas vitit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *