KreuFashion

E bukur dhe e parfumosur gjithë ditën? Ja se si

Avash avash po vjen edhe stina e bukur e verës, por bashkë me të vjen edhe i nxehti e djersa. Ndodh ndonjëherë që ajo të mbajë aromë të rëndë dhe kjo për disa faktorë të ndryshëm si ushqimi, ndryshimet hormonale etj,. Prandaj, përpra se të fusni dorën në çantë për të nxjerrë parfumin, le të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë për ta eleminuar atë dhe për të pasur nëj lëkurë të parfumosur sigurisht.

Fillimi i mbarë gjysma  e punës. Nuk keni pse ta shmangni një dush në mëngjes dhe kjo për arsye se gjatë natës ndodh shpesh të djersimë për shkak të vapës. Sigurisht që kanë rëndësinë e tyre edhe detergjentët që përdorim, prandaj sa më natyralë e sa më të butë të jenë ato, aq më mirë është

Pas dushit duhet të përfundojmë me rutinë e bukurisë. Sigurisht që na duhet një deodorant. Kë të zgjedhësh? Do të ishte mirë të merrnit ato pa alkool dhe bëni kujdes edhe në zgjedhjen e aromës. E nëse djresini dhumë gjatë ditës, atëhere merreni deodorantin tuaj me vete dhe hidheni çdo tre apo katër orë.

Mos harroni kurrë të përdorni një krem trupi. Nisja e ditës për shumicën prej nesh nuk është kurrë e qetë. Ne jemi gjithmonë në xitim dhe kjo sjellë edhe djersitje padyshim. Prandaj duhet me patjetër përdorimi i një kremi për trupin. Kështu do të keni jo vetëm një aromë të mirë por edhe një prekje të butë të trupit tuaj.

E besoni apo jo, ushqimet që ne konsumojnë luajnë një rolë mjaft të madh në aromën e djersës sonë. Ushqimet ekstremisht yndyrore, si dhe ushqimet e skuqura, mund të shkaktojnë djersitje të tepruar dhe, rrjedhimisht, një erë të keqe. Nëse duam të mbajmë aromë të mirë gjatë të gjithë ditës duhet të fillojmë menjëherë të ndryshojmë dietën tonë ushqimore.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF