Instagrami ndryshon sërish, ja për çfarë bëhet fjalë 0 138

Instagrami është një nga rrjetet sociale më të përdorura në të gjithë botën, ku kohët e fundit të dhënat flasin për një superioritet të tij ndaj Facebook. Ndërkohë kompania është duke punuar për të sjellë një risi të re në rrjetin social.

Instagram po punon për të shtuar opsionin për thirrje ndërmjet përdoruesve. TechCrunch ka zbuluar disa detaje në versionin Android të aplikacionit Instagram, duke qenë se brenda saj ndodhen disa ikona që kanë të bëjnë me telefonatat audio dhe video.

Ikonat i përkasin telefonatave klasike audio dhe video-telefonatave. Sipas TechCrunch, Instagram mund te aktivizojë këtë funksion brenda sistemit të mesazheve direkte, duke i ofruar mundësinë përdoruesve të telefonojnë me anë të internetit.

Prezenca e ikonës APK do të thotë se ky funksion do të aktivizohet së shpejti, fillimisht për Android dhe më pas edhe në aplikacionin për iPhone.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *