KreuCelebrity

Momenti i ëmbël, vajza e Kledi Kadiut ia ndërpret intervistën live për puthjen e mëngjesit

Intervista për gjigandin britanik BBC e riktheu atë sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kledi Kadiu rrëfeu rrugëtimin e tij se si ka ngjitur shkallët e suksesit, por edhe vështirësitë që kaloi për të arritur deri aty ku është sot.

Ndoshta për një shqiptar nuk tingëllojnë dhe aq të panjohura, pasi Kledi nuk ishte i vetmi që mori rrugën e emigrimit drejt shtetit fqinj, por për një publik më të gjerë, këto as nuk mendoheshim, aq më tepër kur sheh se Kledin sot. Shumë prej nesh, do të kishim hequr dorë, e do të ishin kthyer në atdhe pranë familjarëve, ku e dinim që të paktën do gjenin ushqim dhe një çati ku mund strehonim kokën, por Kledi zgjodhi të ndiqte ëndrrën…që sot tashmë është pjesë e realitetit.

Balerini shqiptar ka qenë në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit në Top Channel, ‘Wake Up’ ku ka folur për planet e tij më të afërta në balet, por edhe për ndryshimin që ai ka pësuar me krijimin e familjes.

“Jeta ka ndryshuar 100% , jam shumë i sinqert për këtë ndryshim në jetë. Më parë e jetoja jetën siç doja unë, ndërsa sot ka ndryshuar. Zgjimi në 6: 30, çojmë vajzën në kopsht, shkoj në shkollë, bëj stërvitje, jam i zënë me mësimet në shkollat e baletit. Kam pasur një projekt me Maria De Filippi, jam rikthyer sërish. Është një emision që më ka dhënë dhe vazhdon të më jap shumë kënaqësi, kontakte me njerëzit, fakti që kthehem më vjen shumë mirë” u shpreh ai.

Teksa po fliste për planet e tij afatshkurtra, intervista u ndërpre për një moment shumë të bukur: vajza e vogël do të shkonte në kopsht dhe nuk mund të largohej pa i marrë babit puthjen e mëngjesit.

Të gjithë reagimet në studio, por edhe ne që e pamë nga e ekranin ishin: ohh sa e mirë. Një përshëndetje për shqiptarët nuk nguroi ta jepte as bashkëshortja e tij, Charlotte Lazari.

Ishte imazhi i bukur i një familje perfekte dhe i duhuri për ta nisur ditën mbarë sot. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF