Një ide origjinale për të dhuruar parfum At’Nikolla për këtë 8 mars! 0 870

Festa e gruas është më pranë se kurrë dhe tashmë kemi filluar të mendojmë ose të rendim për të blerë dhuratën ideale. Nëna, motra, bashkëshortja, kolegia, mikja e ngushtë – lista është e gjatë kur vjen puna tek vajzat apo gratë që na rrethojnë. Nëse e keni lënë surprizën për në momentin e fundit, BORDO ju dhuron një ide origjinale për të gëzuar të dashurat e zemrës në këtë 8 mars.



Dhurimi i një shisheje parfum mund të duket klishe, por na besoni që ka një detaj që do ta bëj më unik seç e keni imagjinuar. Aroma që mban firmën shqiptare vjen për herë të parë (dhe deri më tani, të vetme) nga imagjinata dhe shija e hollë e Enada At’Nikollës. Pesë esenca dedikuar vetëm femrave, të cilat përfaqësojnë një natyrë krejt ndryshe.

Nadakoll, tendenca më e fundit e stilistes, lidhet shumë me unin e saj, për të sjellë një eksperiencë të paprovuar më parë në fushën e aromave. Siç dhe ajo vetë e ka përshkruar në intervistën e fundit në numrin e ri të BORDO, Nadakoll është nga më të zgjedhurat ndër fragrancat, tejet komplekse; “Ashtu siç jam unë në të vërtetë”, shton Enada. Pra, nëse keni ndër mend një femër speciale, rrethuar nga kreativiteti dhe origjinaliteti, ky është parfumi i duhur për të!

Black Rose është zgjedhur me kujdesin më maksimal, e sado mistike që mund të tingëllojë, vetë emri shtyn drejt një seleksionimi të veçantë. Aroma e këtij parfumi të çon në dy skuta të pafundme, që ndoshta jo çdokush parapëlqen t’i provojë: misteri dhe bota enigmatike. Duket si një dedikim për femrat e veçanta, ato të cilat nuk kuptohen që më të parën…!

Haute Couture, edhe pse tingëllon tipik femëror (referuar artikujve të modës kryesisht) është në fakt i vetmi unisex. Femrat dhe meshkujt bashkohen në një aromë, e sado bizare që mund të duket, është në përbërje tejet e sofistikuar, e cila prezanton një botë që në përditshmëri përshkron vetëm imagjinatën. Me pak fjalë, nuk do ta keni të lehtë të piketoni të duhurën për një zgjedhje të tillë.

Tirana Women, tipike për vajzat e metropolit, ato të cilat e duan stilin e qytetit, jetën dhe gjithçka që ndodh në të. Identifikuesi më i mirë për ato që janë adaptuar si dhe sa duhet me jetën në kryeqytet, duke e bërë kështu pjesë të pandashme të tyre. Një përqasje më tepër ndaj përditshmërisë, rutinës së çmendur, por jo të zakonshmes.

Parfumi Bordo, frymëzuar dhe nga vetë revista Bordo, vjen si përfaqësim i sensuales, së fismes dhe epshit. Aromë që të merr me vete deri në klasin francez, e ashtu sikurse vetë ngjyra, duket sikur kur ke thënë Bordo, bindesh se aty gjen gjithçka. Kështu, mendoni mirë kur të bëni zgjedhjen…

Tashmë, mbetet vetëm të bëni zgjedhjen tuaj!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *