KreuCelebrity

Përgatituni/ “Dancing With The Stars” fillon më shpejt nga se e imagjinoni!

Prej dy vitesh, ‘Dancing With The Stars i ka munguar ekranit shqiptar, por 2018-ta risjell dhe një herë formatin në qendër të vëmendjes. U mësua se këtë edicion do ta drejtojë Almeda Abazi, ndërsa partneri i saj në skenë do të jetë Rudi Hizmo. Edhe pse jo zyrtarë, disa nga emrat që mendohen të jenë pjesë e garës janë: Olta Gixhari, Soni Malaj, Rovena Dilo, Amos Zaharia, Kristi Popa etj.

Edhe pse mund të mendoni se do ju duhet të prisni edhe më gjatë për startimin e spektaklit, po ju themi se data është më afër nga se e imagjinoni. Sipas Gazeta Express, formati do të nisë zyrtarisht me 23 mars, çka do të thotë se shumë pak ditë na ndajnë nga kjo garë kërcimi. Mbrëmja e së premtes së çdo jave do të rezervohet në Vizion Plus për transmetimin e emocioneve të konkurrimit të yjeve, në një fushë pothuajse të panjohur profesionalisht për ta, siç është kërcimi.

Pra, shumë shpejt do të shohim një spektakël të vërtetë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF