KreuCelebrity

Adelina Tahirit ka filluar t’i duket barku i rrumbullakosur, sa nur i ka dhënë shtatzënia

Aktualisht është një ndër këngëtaret e cila është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Për hir të së vërtetës, këtë vëmendje e ka marrë që pas deklaratës së saj që ishte e lumturisht e dashuruar. Pasi mësuam se cili ishte djali fatlum që i kishte rrëmbyer zemrës, lidhja e tyre u përfol shumë për shkak të diferencës së madhe në moshë, por më pas edhe për dhuratat e shtrenjta që këngëtarja po merrte nga bashkëshorti i saj, Serjozha Markov.

Pak ditë më parë këngëtarja ka dhënë lajmin e bukur se është në një pritje të ëmbël. Çifti së shpejti do të bëhen prindër të një djali, e ndërsa mikesha e këngëtares, na ka zbuluar se si ajo duket në muajt e parë të shtatzënisë.

Barku i rrumbullakosur mund të vihet re me lehtësi, e ndërsa mund të themi me bindje të plotë që kjo shtatzëni i ka dhënë shumë nur këngëtares shqiptare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF