KreuKuzhine

Biskota të shijshme me arrë kokosi e çokollatë

E ku ka më mirë se disa biskota të shijshme me arrë kokosi e çokollatë për të kënaqur të dashurit tuaj? Të thjeshta për t’u përgatitur, me përbërës që i gjejmë pa asnjë mundim në market, e me një kosto minimale, të gjithë duhet t’i provojmë këto biskota.

Përbërësit: 200 gram miell kokosit, 150 gr sheqer pluhur, 3 të bardha veze, 120 g çokollatë fondente, gjalpë.

  

Përgatitja: merrini të bardhat e vezëvë, hidhini pak kripë dhe trazojini me një rrahëse elektrike deri sa të bëhet një masë kremoze. Më pas shtoni miellin e kokosit dhe sheqerin pluhur dhe përzijini me një lugë. Me ndihmën e lugëve më pas, formoni format e biskotave dhe vendosini në një tepsi. Më pas futini në furrë të piqen pëe 10-15 minuta në temperaturën 180 gradë.

Pasi të jenë pjekur nxirrini dhe lërini të ftohen. Nga ana tjetër, në një tenxhere hedhin tre lugë gjal dhe fillojmë të shkrijmë çokollatën. Pasi biskotat të jenë ftohur, pasi kur janë të nxehta ato janë të buta, ndërsa më pas forcohen, i zhysim për gjysmë në çokollatë dhe i vendosim ato në një skarë për t’i lënë të thahen, apo në një tabaka për t’i lënë të thahen. Ju bëfshin mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF