KreuArt

Një film për Ismail Kadarenë dhe ngjashmërina e aktorit me shkrimtarin është e habitshme!

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptar, me emrin e të cilit ne krenohemi jo pak herë. Me kryevepra të shumta letrare, ai ka synuar disa herë të marrë çmimin Nobel, por nuk e ka arritur ende atë. Më së shumti ne e njohim atë përmes librave të tij, pasi intervistat që i janë marrë shkrimtarit janë të pakta.

Por së shpejti do kemi mundësi ta shohim jetën e tij në një film me metrazh të shkurtër. Filmin do ta sjelli regjisori nga Kosova, Ben Apolloni, i cili ka treguar për Kult Plus se filmi do të fokusohet më së shumti tek rinia e shkrimtarit, për të na sjellë një Kadare djaloshar, i panjohur për publikun.

Dhe aktori që do të luaj personazhine e shkrimtarit, Ibër Deari, ka një ngjashmëri mjaft të madhe me shkrimtarin. E sipas Apolloni ka qenë pikërisht ngjashmëria e Dearit me Kadareën që i dhanë iden për filmin. “Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë filmin. Ai i ngjanë shumë dhe më pas kamë zhvilluar edhe skenarin”, ka treguar Apolloni.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF