Një frymë ‘Spirit Voice’/ Çfarë e bëri Sonin të bashkohet me ish-anëtaren e grupit?

Ishin ndër të parat grupe vajzash në Shqipëri, e kjo nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje. Rolet model si Spice Girls apo Destiny’s Child bën që artistet e reja ta shihnin veten edhe më të bashkuara në skenë, duke u bërë bashkë për të sjellë krijimtaritë e reja. Spirit Voice bashkoi Soni Malaj, Larisa Harxhin, Dorina Tikon dhe Elia Zaharinë për të sjellë diçka ndryshe për publikun.

Viti 1997 ishte tejet i bujshëm për këngëtaret e reja, edhe pse eksperienca nuk zgjati shumë. Megjithatë, disa nga vajzat vazhdojnë të ruajnë kontakte edhe sot, e ky ishte rasti i postimit të fundit të Sonit. Ende aktive në muzikë, Malaj performoi së fundmi në Detroit dhe duket pjesë e publikut ka qenë dhe një mikeshë shumë e veçantë për të. “Zemra ime, Dorina Tiko erdhi na takoi pas koncertit në Detroit”, ka shkruar Soni, ndërsa shihet krah Dorit.

Kjo e fundit jeton së bashku me familjen në Amerikë dhe me siguri nuk është menduar dy herë të vizitojë shoqen e saj, pas këtij aktiviteti artistik, dedikuar femrave në veçanti. Të tilla foto të sjellin një frymë nostaligjie, e pse jo, menjëherë mendon: pse nuk ribashkohen dhe një herë të vetme vajzat?…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *