KreuCelebrity

Nuk është rastësi, Blerinën dhe Leonardin i lidh vërtetë mbiemri Bombaj!

Jemi vend i vogël e këtë e dëgjojmë pothuajse çdo ditë. Nëse në shtetet e mëdha vështirë të gjesh në një rreth të ngushtë njerëz me lidhje gjaku mes tyre, në Shqipëri është habi nëqoftëse ndodh e kundërta. Ndër radhët e personazheve kemi dëgjuar jo pak mbi raportet familjare mes dy apo më shumë personazhesh, por ka edhe nga ata të cilët edhe pse gëzojnë të njejtin mbiemër, nuk i lidh asgjë mes tyre.

Ndoshta do të çuditeni, por ky nuk është rasti i Blerinës dhe Leonard Bombaj. Regjisori ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kush Vjen Për Drekë’ dhe pjata e shijshme nuk ka qenë gjithçka që kemi parë prej tij. I pyetur nëse ekziston ndonjë lidhje mes Leonardit dhe Blerinës, artisti është përgjigjur: “Blerina është vajza e xhaxhait tim”.

Me pak fjalë, më afër se kaq vështirë të ishin…Një pyetje që ndoshta publiku e ka bërë shpesh, pa pritur se përgjigja do të ishte ‘kushërinj të parë’!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF