Brad po jeton momentet më të mira pas ndarjes nga Angelina 0 222

 Ndarja nga Angelina Jolie nuk ishte aspak e lehtë për Brad Pitt, e kjo u reflektua qartë në gjendjen e tij. Burimet e afërta me të, rrëfyen aso kohe se aktori 54 vjeçarë e kishte vuajtur shumë këtë. Por me sa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Pitt duket në rrugë të mbarë.

“Ndarja ishte shumë e errët për të, por së fundmi ai duket më i shëndetshëm dhe më i lumtur. Ai duket shumë i entuziazmuar për jetën”, u shpreh një burim për People. Pitt dhe Jolie janë ende në proces divorci, ndërsa po negociojnë për sa i përket kujdesit përgjashtë fëmijët e tyre.

Gjatë intervistat e tij të mëparshme, Brad ka pranuar se ishte në depresion dhe se alkooli ishte një problem mjaft i madh për të. Por për fatë të mirë duket se kjo çështje i përket të kaluarës tashmë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *