KreuCelebrity

Çudit gazetarja shqiptare: Nuk lihet burri për një tradhti

Spikerja e lajmeve, Erjona Rusi ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në Top Show Magazine ku ka ndarë me publikun një nga projektet e saj afatshkurtra: krijimi i një reviste dedikuar vetëm grave.

Qëllimi i saj, siç ka treguar ajo është që të shikohet feminizmi në një tjetër këndvështim, jashtë rolit të gruas si viktimë, (ndonëse nuk e mohon që gratë në vriten, dhunohet, por në rolin e një gruaje të aftë që është shumë e aftë, shumë e zonja.

Rusi u shpreh se Revista do të quhet “Bitch Magazine”, frymëzuar nga revista amerikane, me po të njëjtën emër, por jo në kontekstin negativ që shumë kush mund ta interpretojë.

Megjithatë, përpos këtij projekti, ajo që tërhoqi vëmendje jo pak të madhe, ishte dhe deklarata e saj ku u shpreh se nuk lihet bashkëshorti ose bashkëshortja për një tradhti.

“Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë. Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thashë të shkojë në krevat me të. Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti. Unë kam shumë besim tek vetja ime, por nëse do ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do bëhej qameti, ta garantoj. Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”, u shpreh ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF