E përzgjodhi si moderatoren më të bukur, Ilda Bejleri ka një përgjigje për deputetin e PD

Është folur shumë lidhja e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu me gazetaren Ilda Bejleri, madje thuhej se çifti ishte drejt bashkëjetesës, por as njëri prej tyre nuk ka zgjedhur që as ta konfirmojë dhe as ta mohojë.

Pak ditë më parë, Klevisi në një emision televiziv, i pyetur se cilat janë moderatoret shqiptare që pëlqen më shumë, ai dha tre emra, ku mes tyre nuk mungonte dhe Ilda Bejleri.

“Nevina Shtylla, Marina Vjollca dhe Ilda Bejleri”, u përgjigj ai. Një deklaratë e tillë, u lexua, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, si një “konfirmim”, por ndryshe është parë nga këndvështrimi i Ildës. E ftuar në Top Show Magazine, bukuroshja seksi u shpreh se ka thënë emrin e saj, ndoshta për faktin se pëlqen futbollit dhe se këtu nuk kishte asgjë të keqe.

“E kam lexuar diku. Nuk ka asgjë të keqe, ku qëndron problemi këtu? Ndoshta i pëlqen futbolli”, tha ajo.

Epo ndoshta kjo është arsyeja…

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *