KreuCelebrity

Fjalë të ndjera plot dashuri, gëzuar 8 Marsin nga VIP-at shqiptarë!

Në çdo 8 mars, ekziston e njëjta dilemë: është festë apo protesë?

Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908 dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.

Por me kalimin e viteve, ajo u shndërrua në një festë për gruan, hera herës në Shqipëri është cilësuar edhe si festa e nënës. Duhet të protestohet, por sot festohet…gjithsesi   një tufë me lule apo një urim nuk ka asgjë të keqe, por jo vetëm më 8 mars.

Të shumtë kanë qenë VIP-at që kanë uruar nënat e tyre, me fjalë shumë të ndjera, të veçanta që i meriton çdo grua.

Lori Hoxha

Ky urim nuk është vetëm nënën, por edhe dy motrat e saj, që kanë luftuar shumë për të qenë aty ku janë sot, pa ndihmën e figurës së një mashkulli në jetën e tyre.

“Që në moshë fare të vogël na kanë mësuar se ne duhet të gjejmë princin tonë dhe se pa të ne nuk jemi të plotësuara. Shoqëria jonë na ka indoktrinuar në mendje se vajzat e vogla nuk mund t’ja dalin në këtë botë pa ndihmën e një burri. Ndoshta nuk ka shumë rëndësi, por unë unë jam këtu për të thënë, në djall me këto budallallëqe. Gjithë jetën më është thënë se jam këtu ku jam prej babait tim. Ndonëse jam e nderuar që jam vajza e tij dhe e di mirë ndikimin e tij në jetën time. Unë isha 14-vjeç kur ai vdiq. Ndonëse e kam falenderuar gjithë jetën time, kam harruar se përgjatë këtyre 10 viteve ne ja kemi dalë vetë. Nëna ime, dy motrat e mia dhe unë kemi luftuar shumë për të qenë sot këtu ku jemi, edhe pse shumë herë na kanë thënë se nuk ishim të zonjat mjaftueshëm apo se na duhej një burrë në krah për të na marrë seriozisht. Ndaj sot, u përulem atyre. Nëna ime rriti katër fëmijë dhe po mban një perandori në shpatullat e saj. Motra ime ka krijuar familjen e saj dhe është nëna më e mirë që kam parë ndonjëherë, ndërkohë që ende përpiqet të arrijë në kohë dorëzimet që i duhen për të përfunduar shkollën e drejtësisë dhe për të ndjekur ëndrrën e saj. Nëse ti gjithashtu je një grua që po ia del vetë mbanë, jam krenare për ty. Nëse je një vajzë e vogël dhe po e lexon këtë, dua që të dish që nëse e respekton veten mjaftueshëm do t’ja dalësh”, ka shkruar ajo.

Marina Vjollca

Një urim të veçantë, sot në 8 Mars ka pasur edhe Marina Vjollca, për nënën dhe motrat e saj. Ashtu si edhe Lori, në familjen e tyre, ka munguar figura e një mashkulli, megjithatë ato ia kanë dalë mbanë.

“TË lumtura dua t’ju shoh tërë jetën! My super women!”, shkruan Marina.

Aurela Gaçe

Aurela Gaçe ka zgjedhur që nëpërmjet figurës së dy gjysheve të saj, të përcjellë një mesazh të rëndësishëm këtë 8 Mars, figurën e gruas që sakrifikon e sakrifikon, për t’u dhuruar familjarëve të tyre dashuri dhe përkëdhelje.

“Dy gjyshet e mija. Dy figura te dhembshura, te Buta e te urta e njekohesisht aq te forta ne dhimbje e sakrifica. Jam e bindur se keshtu jane te gjitha gjyshet tona, figura qe ne na embelson shpirtin sa here e shohim, qe na mbush syte me lote sa here na merr malli e dot se shohim më….keto jane figurat heroike te familjeve tona. Keto kane rritur prinderit tane ne kushte mizore…E prape me doren e ngrohte na kane dhuruar aq shume perkedhelje ne niperve e mbesave.. ..modelet me te cilat u rriten ata prinderit tane te mire. Gezuar festen gra, motra, nena, gjyshe …ne jemi tigreshat me zemren e bute e te gjere sa deti qe dime te falim aq shume dashuri e dime te luftojme per veten e familjen me forcen e nje mali”, shkruan ajo.

Bes Kallaku

Një urim për tre gratë e jetës së tij: mamin që e lindi, Ijen që e rriti dhe për Xhensilës, që siç shkruan ai, ia zbukuroi ditët. “Urime 8-Marsin, Nena(Shpresa) qe me linde, me dhe jeten, Ija qe me rrite me lule dele, Xhensila qe me lumturove ditet”. Shkruan Besi.

Noizy

Noizy ka zgjedhur që këtë 8 Mars, ti dedikojë një këngë titulluar ‘Mbretëreshës sime’. Ai ka publikuar një video teksa ajo po  dëgjon, e përlotur nga fjalët që i biri ka shkruar për të. “Të dua Mam”, shkruan Noizy bashkangjitur video.

Zaimina Vasjari

Zaimina nuk mund të kishte gjetur ditë më të përshtatshme se kjo e sotmja, për t’i prezantuar botës vajzën e saj të parë, Khloe. Këngëtarja vendosi të uronte për ditën e sotme nëpërmjet postimit të një fotoje, ku shfaqet ajo dhe vogëlushja e saj në ditën e parë të ardhjes në jetë.

“Shikoje botën dhe qesh, sepse pa ty, jeta do të ishte e pamundur. Gëzuar Ditën e Grave. Po ndaj me ju foton e ditës së parë kur Khloe erdhi në jetë”, shkruan Zajmina.

Arbër Çepani

As Arbër Çepani nuk ka nguruar që t’i dedikojë disa fjalë të ndjera nënës së tij, ose siç ai e quan “kampionia ime”. “Bashkëpuntorja ime më e mire, këshilltarja ime më e mirë, shoqja ime më e mirë, mbështetësja ime më e madhe! Gëzuar 8 marsin dhe çdo ditë të vitit kampione….Duhet të kesh kurajo dhe dashuri të madhe të durosh një zevzek detajist si unë”, shkruan Arbri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF