KreuBusull

Ju votuat dhe ne ju prezantojmë këngën shqiptare më të bukur dedikuar nënës!

Me rastin e 8 marsit, bordo.al shpalli një sondazh lidhur me tetë këngët më të bukura shqiptare dedikuar nënës. Pas 24 orësh votim, lexuesit besnik të BORDO zgjodhën të preferuarën e tyre. “….mirëmëngjes jetës i thonë, se NËNA lind njerinë”, janë këto dy nga vargjet e ‘E duam lumturinë’ nga Parashqevi Simaku, e cila u votua nga 31% e votuesve.

Ndërthurja e pafajsisë dhe sinqeritetit fëminor me dashurinë dhe përkushtimin e parreshtur mëmësor duket se ka tërhequr pjesën më të madhe të publikut, duke e bërë kështu këtë këngë të pazëvendësueshme për 8 mars. E dyta në radhë, me 15% të votave renditet ëmbëlsia e Elsa Lilës me ‘Zemra e nënës’, ndërsa fill pas saj pozicionohen me 12%, Sherif Merdani me ‘Sinfonia e nënës’ dhe Flori Mumajesi ft The Dreams me ‘Nënës’. Ardit Gjebrea në bashkëpunim me Ermira Babaliu (‘Malli për nënën’) renditen të katërtit në listë, të përzjedhur nga 10% e votuesve.

Vihet re një vlerësim i krijimeve të para ’90-tës për një tematikë të tillë, ndërsa Simaku ka bërë dukshëm diferencën me këngën e saj. Më poshtë ju sjellim edhe versionin origjinal të ‘E duam lumturinë’.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF