Vitaminat e duhura për lëkurë dhe flokë të shëndetshme 0 2278

Vitaminat janë esenciale për të gjithë trupin, ato ndihmojnë për të mbajtur lëkurën dhe flokët e shëndetshëm. Me ndryshimin e sezonit, është mirë të fillosh me vitamina,për mirëqenien e organizmit dhe të trupit.

A, B, D, E: këto janë disa nga vitaminat e rëndësishme për lëkurën dhe flokët. Nëse C është thelbësore për produktet e ndriçimit të bukurisë, vitaminat e tjerë gjithashtu kryejnë funksione themelore. Duke pasur parasysh ndryshimin e sezonit dhe ardhjen e motit të mirë tani është mirë të njihni vitaminat se cilat duhet ti përdorim dhe funksionin e tyre.

Vitamina A

Nëse doni të keni një lëkurë të bukur duhet vitamina A. Ajo kryen një veprim themelor antioksidues dhe mbrojtës qelizor kundër dëmtimit të plakjes, zbut rrudhat dhe lufton pikat e errëta në lëkurë. Vitamina A riparon lëkurën kur ajo irritohet, kontrollon ekuilibrin e duhur të prodhimit të sebumit dhe ndihmon në rindërtimin e qelizave të dëmtuara, prandaj është thelbësore për të gjitha produktet detoksifikuese dhe hidratuese në mbrëmje.

Vitamina B

Thonjtë që thyhen ,flokë të errët e pa jetë që këputen ,kjo arsye mund të jetë mungesa e vitaminës B. Kjo vitaminë e veçantë është paraardhësi i një familje të madhe, grupi i B me saktësi, secila me funksionin e vet të veçantë. E pranishme në disa ushqime, kjo vitaminë është e rëndësishme kur doni të riktheni shëndetin dhe vitalitetin në flokë dhe thonj. Në veçanti, B6 dhe B8 zvogëlojnë stresin oksidativ që gjithashtu shënohet në kulm sepse stimulojnë sintezën e proteinave, në këtë rast keratin. Prandaj është një grup i vitaminave esenciale sidomos gjatë ndryshimit të sezonit, një periudhë në të cilën në veçanti flokët janë nën stres. Mos harroni B3: ajo përforcon barrierën e lëkurës në mënyrë të tillë që lëkura të mbajë hidratimin duke larguar papastërtitë dhe ndotësit. Gjithashtu zvogëlon praninë e hiperpigmentimit inflamator, të tilla si puçrra fytyre, duke siguruar kështu një fytyrë të freskët e të pastër .

Vitamina D

Vitamina D = dielli. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë disa sëmundje, prandaj prania e saj në trup është e rëndësishme. Dhe, kur nuk është e mjaftueshme, një nga zgjidhjet është që të ekspozoni veten në diell. Studimet e kohëve të fundit në fakt kanë treguar se rreth 80-90% e vitaminës së akumuluar sintetizohet falë diellit, pastaj, pas sintezës, kjo shpërndahet në tërë organizmin. Kjo është arsyeja pse skandinavët kanë një mangësi të vitaminës D për shkak të shumë orëve të errësirës. Bazë mbi të gjitha në nivel mjekësor, niveli i tij në fakt parandalon osteoporozën dhe disa forma të kancerit, vitamina D stimulon gjithashtu zhvillimin e seratoninës, hormon i lumturisë, kështu që kur jemi në diell ndjejmë një ndjenjë të mirëqënies.

Vitamina E

E quajtur “vitamina e rinisë”, është një aleat shumë i rëndësishëm në luftën kundër rrudhave dhe shenjave të mimikës, në mënyrë që të jetë një përbërës i rëndësishëm i kremrave dhe serumeve anti-plakje.Ajo gjithashtu forcon barrierën e lëkurës, kjo është dhe arsyeja pse ajo është e përfshirë edhe në kremrat pas diellit pasi ndihmon në largimin e formimit të strijave dhe të djegurave të lëkurës nga dielli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *