KreuCelebrity

Besojeni ose jo, Victoria-n e merr David nga puna, për në shtëpi!

Çifti më i lakmuar anglez, popullariteti i të cilëve është pothuajse i njejtë me familjen mbretërore. Gjithmonë nën presionin e thashethemeve mbi tradhëtitë dhe ndarjet, diçka është e sigurt: Victoria dhe David Beckham janë bashkë! Të lumtur, më të dashuruar se kurrë, duke gëzuar rritjen e fëmijëve.

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

E dinim që Vic ishte një grua familjare, por ndoshta e sotmja ka arritur kulmin. Dizanjerja ka postuar në Instastory disa video, ku sqaron se si pret në mes të shiut, David-in që të vijë dhe ta marrë nga puna me makinë…Eh, edhe ne mendonim se Vic lëvizte vetëm me automjete private, por ja që zonja Beckham është po aq ‘tradicionale’ sa çdokush tjetër në këtë drejtim.

Ajo ka filmuar deri në çastin kur futbollisti ka mbërritur për të shoqëruar të shoqen nga puna, për në shtëpi, e pas kësaj, me siguri fansat e çiftit janë emocionuar pa masë. Surprizë që nuk pritej!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF