Çfarë i bëri bashkë Madonna-n dhe Kim-in? Konkurrenca 0 358

Çfarë i lidh Madonna-n dhe Kim kardashian së bashku?  Dikur asgjë, por tashmë ato janë konkurrente. Madonna dhe Kim u bashkuan të martën në “Youtube Space”, në Los Angeles për të promovuar linjat e tyre përkatëse të bukurisë, “MDNA Skin” dhe “KKW Beauty”.

Ylli i pop-it postoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku shkruante: kur botët përplasen. E sigurisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Kim, e cila ka pushtuar rrjetin me fotot e saj së bashku me këngëtaren, ku shprehet e lumtur për takimin e tyre.

Linja e produkteve të Madonna-s ka qenë e disponueshme në Azi që nga viti 2014, por tani mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara vetëm në Barney. Ka gjashtë produkte kryesore në linjën e kujdesit të lëkurës, së bashku me disa aksesorë, e çmimet shkojnë nga 50 në 600 dollarë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *