Çfarë vëllai! Kur të mësoni arsyen përse Bes Kallaku nuk e uroi motrën do e doni edhe më shumë

Mes urimeve të shumta që lexuam për mamat e VIP-ave, ishte edhe ajo e aktorit të humorit Bes Kallakut. Ai kishte shkruar disa fjalë shumë të ndjera për tre gratë e jetës së tij, mami Shpresësn, Ijen që tashmë të gjithë e njohim dhe për Xhensilën, bashkëshorten e tij prej pak muajsh.

“Urime 8-Marsin, Nena(Shpresa) qe me linde, me dhe jeten, Ija qe me rrite me lule dele, Xhensila qe me lumturove ditet”, shkruan ai.

Një urim shumë i bukur, pak dhe saktë, por ndjekësve të Besit, diçka tjetër u tërhoqi vëmendjen: përse ai nuk kishte uruar motrën  tij, Anën. Komentues të shumtë nuk nguruan që ta vinin këtë gjë në dukje, madje dhe vetë Ana, e cila siç duket ishte mërzitur që vëllai i saj i madh nuk e kishte bërë pjesë tek gratë më të rëndësishme të jetës së tij.

“Po mua lopa më ka bërë? Hajt se e flasim zemra e motrës”,-shkruan Ana.

Por, pas përgjigjes së Bes Kallakut, mendojmë që Ana do jetë gëzuar më shumë përse s’e uroi.

“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e “bait vet”. Të do vllai shumë”,- iu përgjigj ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *