Dita Ndërkombëtare e Gruas, ja si festuan gratë në botë 0 176

Urime të pafundme, lule kudo, dhurata, gra që fstojnë të lumtura etj., kjo është pak a shumë atmosfera që shoqëron 8-të marsin, Dtën Ndërkombëtare të Gruas në vednin tonë. Por si festojnë gratë rreth e qarkë botës këtë ditë? Le t’i shohim disa prej tyre:

Kathmandu, Nepal

Gratë në këtë vend marrin pjesë në një tubim për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.


Seul, Koreja e Jugut

Demonstruesit e Koresë së Jugut mbajnë banderola gjatë një tubimi për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, si pjesë e lëvizjes #MeToo.


Madrid, Spanjë

Gratë mbajnë një lule në dorë, duke bërë thirrje për grevë e duke kërkuar barazi.


Mosul, Irak

Të rinjtë e Irakut morën pjesë në një marshim Ditën e grave, në qytetin e vjetër të Mosulit, tetë muaj pasi forcat irakiane rimorën qytetin verior të Irakut nga xhihadistët e Shtetit Islamik.


Kolkata, West Bengal, Indi

Aktivistët mbanin tabela me kërkesat e tyre gjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas. në tubim marrin pjesë jo vetëm aktivistë për të drejtat e grave, por edhe aktivistë për të drejtat e tansgjinorëve dhe organizata për të drejtat sociale, të cilat mbështesin gratë në këtë ditë.

Milan, Itali

Gratë mbajnë lart drita të ndezura gjatë marshimit të tyre në kërkim të ndalimit të dhunës ndaj grave.


Ankara, Turqi

Gratë këndojnë dhe kërcejnë gjatë një tubimi për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Ankara.


Kiev, Ukrainë

Aktivistët marshojnë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, gjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Pjesëmarrësit e marshit i kërkuan autoriteteve të Ukrainës që të ratifikojnë Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Londer, Angli

Qindra gra u mblodhën në Sheshin Russell në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *