KreuCelebrity

Gjithë vëmendja te Meghan Markle

Ajo është një nga femrat e cila tashmë është në fokus të mediave në të gjithë botën. E kemi fjalën Meghan Markel, e cila tashmë është kthyer në një burim frymëzimi për të gjiithë Anglinë.


Shumë gra e vajza janë duke e ndjekur plot interes çdo dalje të saj publike, ndërkohë që bukuroshja ka filluar tashmë të shndërrohet në një model edhe për gjeneratën e re.


Në krahë të princit Harry, sipas Dailymail, Meghan Marke, u shfaq në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke u përqafuar me një vajzë 10 vjeçare sot në Birmingham.


Në ceremoninë e mbushur me nxënës të ngazëllyer që shihnin nga afër çiftin e famshëm, një prej tyre, Sophia u afrua për ta takuar nga afër princin dhe Meghan, duke i thënë se një ditë ajo do të bëhej aktore si Markle. Ndërkohë Meghan i ka thënë edhe një këshillë, se duke qenë të sigurt në jetë, mund të arrihet gjithçka që dëshirojmë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF