KreuBordo Men

Google sjell risi, tashmë njohje inteligjente e imazheve

Teknologjia e telefonave të zgjuar sa vjen dhe zhvillohet përditë dhe më shumë, ndërkohë që kompanitë e mëdha, po investojnë gjithmonë edhe më shumë në këtë treg i cili është një nga më fitim prurësit.


Google tashmë ka hedhur në treg softuerit Google Lens, nëpërmjet të cilit do të bëhet e mundur njohja e bar kodeve, QR code dhe mund të përkthejë automatikisht tekstet e dokumenteve apo tabelave.


Fillimisht, Google Lens ishte i disponueshëm vetëm për smartphonet Pixel të Google, por tani do të jetë në çdo smartphone që ka sistemin operativ Android.


Ky opsion do të mund të gjendet në brendësi të aplikacionit Google Foto dhe funksionon vetëm pasi fotoja ruhet në kartelat e telefonit.
Softueri do të njohë bar kodet, QE kodet dhe përkthimet e teksteve në brendësi të fotove të shkrepura dhe gjithashtu të njohë automatikisht objektet që gjenden në foto. Fillimisht ky aplikacion është vetëm për telefonat android, ndërkohë që shumë shpejt pritet të jetë i disponueshëm edhe për Iphone.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF