Këto shqetësime nuk do t’i keni më nëse keni njeriun e duhur përkrah! 0 357

Komforti në një lidhje është gjithçka që kërkojmë në një romancë stabël. “Të jesh vetvetja” është fraza që përfshin gjithçka që do ta bënim nëse do të ishim vetëm, me dallimin që tashmë kemi dhe dikë tjetër përkrah. Por, jo të gjithë e ofrojnë këtë mundësi.

Në lojë në këtë pikë nuk futen vetëm ndjenjat, por edhe gjetja e të duhurit. Mund të mendoni se mes jush ekziston një ndjenjë e fortë, megjithatë kjo nuk përkthehet çdo herë në ndjenjën e rehatisë. Si mund ta kuptojmë nëse jemi me të duhurin përkrah apo jo?

Ato shqetësimet në dukje të vogla, por të përditshme, që na mundojnë në një lidhje, janë tregues i marrëdhënies tuaj me partnerin. Nëse keni gjetur njeriun ideal, atëherë ju nuk do të shqetësoheni më për këto gjëra:

1. Çfarë mendon partneri kur ju sheh në kushte të vështira shëndetësore (duke vjellur psh.)
2. Marrëdhënian e tij me familjen tuaj
3. Pyetjet se çfarë kërkoni ju në shtrat
4. Që kërkesat tuaja ndonjëherë i tejkalojnë pritshmëritë
5. Statusi i karrierës së tij në krahasim me tuajin
6. Si do të shkojë i gjithë rrugëtimi juaj së bashku
7. Që mjaftoni apo jo sa duhet
8. Që do t’ju dojë më pak pas një zënke të madhe

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *