Me thjeshtësi dhe humor, këngëtarja shqiptare pranon ndërhyrjen estetike në hundë

Ndërhyrjet estetike janë tema më e diskutuar në radhën e personazheve. Transformimet në paraqitje kanë lënë shpesh vend për komente, ashtu sikurse duhet theksuar se jo çdo i famshëm e pranon ndonjë ndërhyrje të mundshme. Nuk është ky rasti i Venera Lumanit, e cila e ka pranuar ndërhyrjen në hundë gjatë tregimit të një situate plot humor.

Së bashku me Lindin, çifti ishin të ftuar në emisionin rasiofonik ‘You&Me’ në NRG Radio. Këngëtari ka rrëfyer puthjen e parë, ndërsa Venera ka shtuar plot detaje. Parku i liqenit ka qenë vendi ideal për çastin magjik, ndërsa Lumani ka pranuar se gjithçka ka ardhur mjaft natyrshëm. Vetëm diçka i kishte penguar asokohohe.

“Me hundën kemi pasur probleme, deri në çastin kur bëra operacionin”, ka treguar duke qeshur Venera, duke pranuar kështu ndërhyrjen estetike. Plot thjeshtësi, këngëtarja!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *