KreuFashion

Si të vishemi në ditët kur nuk është as ftohtë dhe as ngrohtë? Na e tregon Selena Gomez

Telenovela Justin- Selena vijon në episodin e saj të 6464315… Lajmi më i fundit nga çifi është se ato janë ndarë sërish. U ndalë, u rilidhën, u ndanë sërish, u rilidhën sërisht…duket se me lajme të tilla do të karakterizohet marrëdhënia e tyre.

Megjithatë, ne nuk do të ndalemi tek kjo marrëdhënie kaq komplekse e dy këngëtarëve, por tek një propozim shumë i bukur që na bën Selena se si të vishemi në ditët kur nuk është as vapë dhe as ftohtë: një bluze të hollë dhe krahëve një triko të leshtë të gjatë kombinuar me një palë streçe të zeza dhe atlete.

Një detaj shumë i bukur në veshjen e saj janë street e future në çorape, ekzaktësisht siç ne i bëjmë kur qëndrojmë në shtëpi.

Ju pëlqen? Ku ka më mirë se të vishesh bukur dhe të jesh rehat njëkohësisht?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF