KreuCelebrity

Brad Pitt vazhdon të jetë i dashuruar me Angelina Jolie

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë disa kohë më parë pas shumë vitesh martesë, ndërkohë që aktori e ka cilësuar divorcin e tyre, si “vdekje”.

Në një shkrim të “The Sun”, shkruhet se aktori ka marrë disa ditë pushime pikërisht për shkak të divorcit, në përpjekje për të shëruar  zemrën e thyer pas ndarjes me aktoren.

54 vjeçari kohën e tij po e shfrytëzon duke u përqëndruar totalisht tek vetja e tij, ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe ish bashkëshortja, e cila ka deklaruar se është koha që ajo të fokusohet tek fëmijët dhe nuk mendon për partner të ri në jetën e saj.

 

“Ai ka qenë në marrëdhënien më të gjatë të jetës së tij dhe tani që është single po përpiqet të bëjë ato gjëra që nuk mundi ti bënte më parë”, shkruan “The Sun” për Brad Pitt

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF