KreuCelebrity

Njësoj si Marina dhe Geti dikur! Çiftin e ri të showbizit e ‘tradhtojnë’ fotot, konfirmohet lidhja e tyre

Të gjithë zbuluam lidhjen e Marinës dhe Getoarit nga fotot që ato postonin: nga i njëjti vend dhe në të njëjtën kohë.

Duket se edhe çifti, Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito po “ecin “në hapat e tyre. Pavarësisht se janë fotografuar bashkë, ato e kanë mohuar se janë në një marrëdhënie dashurie. Por këto foto të publikuara së fundmi nga ata, i kanë nxjerrë “zbuluar”.

Ato duken se po pushojnë së basku dhe se për një moment janë kthyer në fotograf personal të njëri-tjetrit.

Thashethemet për një lidhje dashurie mes tyre, nisën që nga puthja që Kiara Tito i dhuroi Butrinin në emisionin ‘Top Select’. Ndonëse ishte në faqe, shumë e komentuan si një puthje e cila, nga mënyra se si ajo iu dhurua nuk ishte thjesht për një mik.

Jemi mësuar me histori të tilla në showbizin shqiptar…Butrinti dhe Kiara nuk janë të parët, ashtu sikurse e dimë që nuk do jenë as të fundit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF