KreuCelebrity

Rezultati befasues/ Mustafa Nanos apo Ilda Bejlerit? Ja kujt i japin të drejtë lexuesit e BORDO

Lajmi i javës ka qenë pikërisht debati në distancë mes Mustafa Nano dhe Ilda Bejlerit lidhur me veshjen në emision të kësaj të fundit.

Pak ditë më parë, emisioni më i ri në ekranet shqiptare, ‘Provokacija’ iu dedikua dy gazetareve sportive në Digitalb, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri dhe veshja e tyre në emisionet përkatëse. Sipas Mustafa Nanos, veshja e tyre nuk është aspak e duhura për një emision kur pjesa më e madhe e të ftuarve dhe e audiencës janë meshkujt, madje ai shkoi më tej duke thënë që nuk është aspak skenike, por është vulgare, gati-gati fyese për publikun.

Nga ana tjetër, ndryshe nga Bora Zemani, Ilda Bejleri nuk ka qëndruar e heshtur. Ajo reagoi në mënyrë të drejtpërdrejtë mëngjesin e sotëm, sipas së cilës, Mustafa Nano nuk është personi i duhur për të gjykuar veshjet e moderatoreve, pasi nuk është profesionit i kësaj fushe, duke u shprehur se deklarata e tij është më tepër personale sesa gjykim për veshjen.

Revista BORDO hapo një sondazh për të pyetur lexuesit se cili prej tyre kishte të drejtë në debat dhe rezultati ishte ky: 68% i japin të drejtë Mustafa Nanos dhe vetëm 32% Ilda Bejlerit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF