KreuCelebrity

 50 vite në muzikë, Sabri Fejzullahu merr dhuratën më të bukur nga Ermali dhe Ledri!

Në praninë e këngëtarëve të shumtë shqiptarë, e mes dhuratash e urimesh të shumta, këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu festoi para pak kohësh 50-vjetorin e karrierës së tij muzikore. Sikurse ishte njoftuar edhe më parë, për të ishte organizuar një koncert, me pjesëmarrjen e miqve dhe familjarëve të tij. Por dhurata për të nuk paskan mbaruar akoma.

Dhuratën më të bukur ai e mori sot nga i biri, Ermal Fejzullahu i cili, në bashkëpunim edhe me reperin Ledri Vula, sollën një version të ri të njërës prej këngëve më të njohura të Sabriut, “Fshatarja ime”.

“Një befasi dhe dhuratë e vogël për një njeri shumë të madh, me 50 vite karrierë të suksesshme. Mburremi me ry axha Sabri. Të dhëntë Zoti edhe pafund vite të tjera”, ka shkruar Ledri në Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF