KreuCelebrity

Çfarë mendon kur sheh fotot provokuese të së bijës? Ja si përgjigjet mamaja e Oriola Marashit

Shpesh herë, kur shikojmë foto nudo, toples, të modeleve, qofshin shqiptare apo të huaja, gjëja parë që na vjen ndërmend është: prindërit e tyre i kanë parë këto foto?

Kjo pyetje nga ka “munduar” edhe kur kemi parë fotot në Instagram që poston Oriola Marashi, pyetje për të cilën nëna e saj nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka treguar se janë dy prindër shumë tolerantë e që janë përpjekur që t’i lënë të lira vajzat për të bërë zgjedhjet e tyre në jetë.


“Ne jemi prindër tolerantë, bashkëshorti im nuk ka Instagram, madje Oriola e pyet shpesh: I ke parë fotot? Por ne jemi prindër që e kemi edukuar për tu përballur edhe me të mirën edhe me të keqen e reagimeve të ndryshme. Unë dhe bashkëshorti im i lëmë të lira në zgjedhjet e tyre, ajo është zgjedhja e saj dhe ne e respektojmë atë. Oriola ka studiuar muzikë klasike dhe tashmë do të kalojë në muzikë të lehtë, por i ka premtuar mamit dhe babait se një disk me muzikë klasike do ta bëjë enkas për ne për shkak të studimeve të saj”, u shpreh Xhoi për ‘Jo vetëm Modë’.


Oriola na është prezantuar si modele, por së shpejti ajo do të vijë me disa këngë të reja, për të cilat po bashkëpunon me grupin e OTR.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF