KreuCelebrity

I ofendojnë të ftuarën, Rudina Magjistari: ‘S’kam detyrë të kuroj frustacionet tuaja’

Të premten e kaluar, nëntë mars, Rudina Magjistari kishte ftuar në studion e emisionit të saj, “Rudina”, ish-banoren e Big Brother, Genta Gjalpi. Gjë e cila duket se nuk është pritur mirë nga ndjekësit e prezantueses,të cilët nuk kanë hezituar të shprehin mospëlqimin e tyre me komente të shumta negative në faqen e Rudinës.

E pas kësaj, Rudina e ka parë të udhës t’u japë komentuesve një përgjigje për të gjitha fjalët e tyre. “Pupupu… çfare llumi komentesh! Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste per nje vajze qe quhet Genta, e qe e keni pare dhe mbeshtur me votat tuaja, kur konkuronte ne televizion. Tani jeton jeten e vet, pa asnje lidhje me ju. Gjate intervistes foli gjithçka korrekt dhe çilter, si zakonisht ajo flet kur ftohet ne panele televizive. U vesh me minifund e dekolte te bollshme ne program? Po ashtu e mendoi dhe ashtu beri. Jetojme ne nje bote te lire, more bashkeqytetare! E per fat ne mes te Evropes. Ju te rriturit qe u shqetesuat, me vjen keq por s’kam asnje detyre te kuroj frustracionet tuaja. Ju prinderit, qe shkruani se u shqetesuat per femijet tuaj? Ju lutem, here tjeter beni prindin duke i bere shpjegimet perkatese femijes tuaj mbi gjithçka sheh dhe degjon ne ekran. Programi im eshte per te rritur, s’eshte emisioni i perrallave.  Une ne program ftoj Genten e kedo tjeter, qe nuk percjell mesazhe dhune, raciste apo fashiste. Keto jane parimet e mia. Per te tjerat, jeni te lire te zgjidhni sipas preferencave dhe shijeve tuaja. Edhe pse me thene te drejten, Genten e kishit pare shume, ose ne termat e rinj: “ka bere audience”. Por sa per t’ju kujtuar, sfiden per audience e kam pasur ne çdo program timin, qe ne fillimet e mia, ketu e 20 e ca vite perpara, me apo pa mates audience. Edhe gjithmone kam qene ne maje! Falenderoj te gjithe ata qe e kuptojne drejt kete mesazh!,”-përfundon Rudina në rrjete sociale.

Genta Gjalpi ka qenë pjesë e reality show-t “Big Brother Albania 5” dhe ishte një ndër personazhet më të komentuar në atë kohë, kjo edhe për shkak të publikimit fotove provokuese të saj, gjatë kohës që ajo ishte konkurrente në program.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF