Këngëtarja shqiptare: Duhet të dobësohem, jam në gradën e fundit për të mbetur në paralizë 0 1111

Filloreta Raci, ose sic ne e njohim Fifi, ka dalë paksa jashtë kornizave të atyre vajzave këngëtare që jemi mësuar të shohim në ekran ditëve të fundit. Klipet e saj, nuk shërbejnë si një pasqyrë për të treguar format perfekte trupore, make up-in e rënduar ku në sfond dëgjohet një këngë e cila nuk ka aspak lidhje me klipin.

Ajo ka ditur të vijë shumë ndryshe tek publiku dhe sigurisht për këtë arsye ajo ka rrëmbyer menjëherë simpatinë e tij. Megjithatë, nëse do e shihni Fifin pas pak kohësh me disa kg më pak, duhet ta kuptoni se kjo nuk është bërë për t’i pëlqyer dikujt, apo se kështu e kërkon TV, por për një problem shëndetësor që i ka shkaktuar pesha.

E ftuar në Prive.al, Fifi ka treguar se për shkak të kg të tepër ka probleme shëndetësore në shtyllën kurrizore dhe ndodhet në gradën e fundit, aq sa mund t’i shkaktojë parazilë, për këtë arsye duhet të humbasë pesha sa më shpejt të jetë e mundur.

“Jo për publikun, jo për t’i pëlqyer dikujt, por duhet të humbasë peshë se kam një problem në shtyllë kurrizore dhe jam në gradë të fundit sa për të mbetur e paralizuar”, u shpreh Fifi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *