Për drekë sot bëni: makarona me hudhra

Pyetja që cdo grua ia bën vetes pothuajse dy herë në ditë është “çfarë do gatuaj sot për drekë apo darkë”. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që t’ju vijmë sado pak në ndihmë, po ju sjellim një recetë shumë të thjeshtë për ta bërë makarona me hudhra.

Ju nevojiten: 
Spageti – 250 gr
Vaj ulliri – 100 ml
Hudhra 2 thelpinj ( të shtypur)
Spec djegës
Djathë pekorino – 4 lugë
Majdanoz – 2 tufa

Si ta përgatisim: Skuqim në tigan me zjarr të avashtë hudhrën me vajin e ullirit duke u kujdesur që hudhra të mos digjet. Shtojmë specin djegës pastaj e heqim mënjanë. Ziejmë makaronat. Para se t’i kullojmë hedhim 4 – 5 lugë ujë nga ai i makaronave në tiganin ku kemi skuqur hudhrën. Më pas kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin ku kemi hudhrën. I përziejmë që makaronat të marrin shijen e vajit të ullirit, hudhrës dhe specit djegës dhe në fund i spërkasim me djath pekorino.

Ju bëftë mirë!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *