Ami dhe Ermali bëhen prindër për herë të dytë, moderatori poston foton e parë të vogëlushes 0 577

Në familjen Mamaqi sot është një ditë e shënuar: ka ardhur në jetë vajza e tyre e vogël. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatori nëpërmjet një fotoje shumë të ëmbël mbi të cilën shkruan: Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë…



Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë…😍😍😍

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ata janë prindër edhe të një djali të vogël të quajtur Joel. Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun dhe që prej shumë vitesh janë pjesë e ekranit shqiptar. 4 vite më parë çifti u bekua me një djalë dhe tashmë Joeli u bë me një motër.

Për emrin e bebushes jemi në pritje të na e zbulojë Ermali…

Urime çiftit dhe nga Revista BORDO.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *