Bëhuni gati! Një tjetër këngëtar shqiptar me një koncert recital 0 271

Duket sikur ka filluar një epokë e re në muzikë. Janë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare të cilët po rikthejnë në vëmendje muzikën e tyre nëpërmjet koncerteve recitalë. Para disa ditësh ishte Alban Skënderaj ai i cili mbushi sallën e Pallatit të Kongreseve me koncertin e tij, ndërsa tashmë do të jetë një tjetër këngëtarë që do të gëzojë fansat e tij.

E kemi fjalën për Bojken Lakon, një ndër rock-erët më të mirë të muzikës shqiptare, autorë i shumë hiteve. I ftuar në emisionin “Rudina”, të Rudina Magjistarit, ai ka treguar se po punon për t’i sjelli të gjitha këngët më të mira të tij me një koncert recital në muajin maj.

“Koncerti është në punë. Është një bashkëpunim me një mikun tim, Alban Laro. Kei dëshirë që, duke qenë se në maj bëhen 25 vite nga dalja e albumit tim të parë, kemi menduar të bëjmë një përmbledhje të këngëve më të mira. Jemi akoma në faza pune, është një projekt që dua ta bëj me profesionalitet. Nuk dua të flas shumë sepse është ende herët.”, ka treguar Lako.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *