KreuCelebrity

Bjondja më e bukur e Hollywood-it heq dorë nga aktrimi: do i dedikohem familjes

Ajo është një nga emrat kryesorë të Hollivudit, e cila numëron në karrierën e saj dhjetëra role. Por nga sot e tutje, nuk do e shohim më pjesë e filmave të rinj, pasi Cameron Diaz ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi.

Aktorja 45-vjeçare është shprehur se ka marrë më të mirën e mundshme nga aktrimi, por tashmë ka ardhur koha për tu fokusuar në jetën familjare dhe bashkëshortit të saj, muzikantit Benji Madden, 39 vjeç.

Diaz dhe Madden u takuan në 2014 pasi u prezantuan nga Nicole Richie dhe u martuan shtatë muaj më vonë në një ceremoni intime në shtëpinë e aktores në Beverly Hills në janar 2015.

Cameron Michelle Diaz ka lindur më 30 gusht 1972. Ajo është një aktore, producente, autore dhe modele amerikane. Roli i saj i parë ishte në filmin  The Mask (1994), për të vijuar me My Best Friend’s Wedding (1997), here’s Something About Mary (1998), Charlie’s Angels: Full Throttle (2003), The Sweetest Thing (2002), In Her Shoes (2005), The Holiday (2006), What Happens in Vegas (2008), My Sister’s Keeper (2009), Knight and Day (2010), The Green Hornet (2011), Bad Teacher (2011), What to Expect When You’re Expecting (2012), The Counselor (2013), The Other Woman, Sex Tape, dhe Annie (all 2014).

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF